UEFA, me gjasa do ta përjashtojë Rusinë, edhe nga eliminatoret e Euro 2024-s!

E pezulluar nga kualifikimi për në Kupën e Botës 2022, Rusia gjithashtu pritet të humbasë edhe praninë në Kampionatin e ardhshëm Europian. Këtë të martë, Andrii Pavlenko, president i Federatës së Futbollit të Ukrainës, zbuloi se UEFA ka vendosur ta ndalojë Rusi që të marrë pjesë në kualifikimet për Euro 2024, finalet e të cilit do të luhet në Gjermani.

“Rusët nuk kanë asgjë për të përgatitur. Siç kërkohet nga ne, Rusia nuk do të jetë e pranishme në shortin e kualifikimeve për Kampionatin e ardhshëm Europian, më 9 tetor në Frankfurt. Të paktën deri në vitin 2024 nuk do të marrin pjesë në garat ndërkombëtare europiane”,- ka zbuluar ai, në një publikim ku sulmon edhe kërkesën e Federatës Ruse për ndëshkimin e trajnerit ukrainas Petrakov, për shkak të komenteve për luftën.

Kujtohet, se Rusia po i nënshtrohet sanksioneve të forta sportive për shkak të pushtimit të Ukrainës, i cili filloi më 24 shkurt. Përveç pengimit të kombëtares për të marrë pjesë në garat ndërkombëtare, edhe klubet nuk lejohen të marrin pjesë në garat e UEFA-s.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *