Pakistan/ Nuk bëri detyrat e shtëpisë, babai djeg djalin 12 vjeç

Një ngjarje e rëndë mësohet të ketë ndodhur në Karaçi të Pakistanit, ku i Nazir Khan dogji për vdekje djalin e tij 12-vjeçar në banesën  e tij, pasi djali nuk  ishte i aftë t’i përgjigjej pyetjeve në lidhje me detyrat e tij në shkollë.

12 -vjeçari, Shaheer Khan mori djegie të rënda më 14 shtator dhe u dërgua me urgjencë në spital, por nuk mundi të shpëtonte dhe ndërroi jetë dy ditë më vonë.

Sipas babai i tij ka derdhur vajguri mbi djalin dhe ka ndezur një shkrepëse në përpjekje për ta trembur djalin që të kryente detyrat e shtëpisë.

Por zjarri doli jashtë kontrollit dhe fëmija u përshi i gjithi nga flakët.

Duke dëgjuar britmat e djalit të saj, nëna Shazia hyri në dhomë  dhe të dy prindërit hodhën batanije dhe rroba mbi fëmijën e djegur në një përpjekje të dëshpëruar për të shuar flakët, por përpjekjet e tyre nuk mjaftuan për ta shpëtuar.

Policia arrestoi Nazirin të nesërmen dhe ai do të qëndrojë në paraburgim deri në seancën gjyqësore më 24 shtator.

Media prestigjoze “ Daily Mail” shkruan se babai i tha policisë se ai hodhi lëngun shumë të ndezshëm mbi fëmijën dhe ndezi një shkrepëse për ta trembur atë.

Nazir thuhet se pranoi krimin e tij pasi u arrestua pasi gruaja e tij ngriti një çështje kundër tij pas vdekjes së djalit.

 

 

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *