Sulmi kibernetik ndaj Shqipërisë, Balluku: Kemi mbështetje edhe nga Kanadaja

Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku ka zhvilluar një takim me ambasadoren e Kanadasë për Shqipërinë, Elisa Goldberg.

Përmes një postimi në rrjete sociale, Balluku bën me dije se pjesë e diskutimit ka qenë edhe sulmi kibernetik i bërë ndaj Shqipërisë, duke shtuar se vendi ynë shpreh gatishmërinë për të mirëpritur mbështetjen e Kanadasë në sigurinë kibernetike.

“Kënaqësi të mirëprisja Elisa Goldberg, ambasadoren e Kanadasë për Shqipërinë. Shkëmbyem mendime për mundësitë e bashkëpunimit mes dy vendeve tona. Si një vend lider në teknologjinë e informacionit dhe sigurinë kibernetike, shpreha gatishmërinë për të mirëpritur mbështetjen e Kanadasë në këtë sektor të rëndësishëm. Diskutuam gjithashtu edhe mbi energjinë, ku dy vendet tona kanë pak a shumë sisteme të ngjashme energjetike dhe në këtë pikë eksperienca dhe ekspertiza e tyre është një ndihmë e vyer për ne. E bindur se në të ardhmen e afërt do të kemi një bashkëpunim akoma edhe më të mirë mes dy vendeve tona”, tha Balluku.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *