Profesoresha e letërsisë nga takimi me Berishën: Ndihemi si në ferr, kombi duhet të përlindet

Kreu i PD, Sali Berisha është duke zhvilluar një bashkëbisedim me zonja të shquara shqiptare.

E pranishme ka qenë dhe Vjola Isufa, profesoreshë letërsie e cila theksoi se problemet në arsim janë të shumta.

Isufi theksoi se qytetarët ndihen si në një ferr të përditshëm dhe se kombi duhet të përlindet nga ankthet e veta.

“Problemet e arsimit janë të shumta. Doja të ngre një problem i cili ndoshta nuk vihet re shumë, për brezin e fëmijëve klasa e 4-5. Baza kur fëmija merr formimin. Si ushqehen fëmijë, çfarë dëgjojnë, bisedat dhe politikat kulturore. Shumë njerëz të nderuar dhe punëtorë e gjejnë veten të zhytur në një luginë të gjallë, ndihemi si në një fer të përditshëm. Unë mendoj se është e mundur që kjo gjendje të ndryshohet, kombi të përlindet nga ankthet e veta”, tha ajo.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *