Trajneri i kombëtares gjermane, Hansi Flik, duket se nuk është kursyer sa i përket Kupës së Botës të këtij viti që do të zhvillohet në Katar.
Flik thotë se shteti në Lindjen e Mesme nuk ka respektuar të drejtat njerëzore dhe i ka bërë thirrje fansave të mos shkojnë atje.
“Kupa e Botës nuk duhej organizuar kurrë aty, ne duhet t’i themi ‘JO’. Në Katar, të drejtat njerëzore nuk janë respektuar, kështu që nuk do të jetë një Kupë Bote për fansat. Do të ketë shumë persona që duan të fluturojnë në Katar, por duhet të heqin dorë për shumë arsye”, u shpreh Flik në intervistën e tij për “Süddeutsche Zeitung”.