Kryeministri, Edi Rama, dhe presidenti serb, Aleksandër Vuçiç janë takuar ditën e sotme në New York, përpara nisjes së punimeve të sesionit të 77-të të Asamblesë së Kombeve të Bashkuara në SHBA.
Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, Vuçiç ka thënë se shkëmbeu një përshëndetje të vogël me mikun e tij, Edi Rama. Më tej ai nuk lë pa përmenduar edhe Ballkanin e Hapur, duke shtuar se ky projekt është e ardhmja e rajonit tonë.
“Një përshëndetje e shkurtër me mikun tim Edi Rama në nisje të sesionit të Asamblesë dhe një mundësi për të shkëmbyer përshtypjet e para për këtë ngjarje të rëndësishme, por edhe për të bërë plane për paraqitje të përbashkëta në takimet gjatë punimeve të Asamblesë. Një Ballkan i Hapur është e ardhmja e rajonit tonë”, shkruan Vuçiç.