Bashkëshortja e 32-vjeçarit Endri Mustafa, që u gjet i vrarë dje me armë zjarri në zonën e Livades, ka folur për mediat lokale lidhur me ngjarjen kriminale.
Ingrid Mustafa është shprehur se, familja e saj nuk ka pasur kurrë probleme me familjen Lici, duke hedhur poshtë dyshimet se autori kryesor i vrasjes, mund të ishte Ibrahim Lici, i cili tashmë është shpallur në kërkim nga policia.
Më tej, bashkëshortja tregon edhe bisedën e fundit me burrin e saj, para se të largohej nga shtëpia për të mos u kthyer më kurrë.
“Nuk kemi pasur kurrë asnjë problem me familjen Lici. Burri im ka qenë shok me djemtë e tij. Unë e kam thënë edhe në polici se Ibrahim Lici nuk ka lidhje me vrasjen dhe habitem, si e kanë nxjerrë sepse nuk ka asnjë lidhje dhe jemi 100% të sigurt se nuk ka ndodhur nga Ibrahimi.
I kemi komshi dhe nuk kemi pasur kurrë asnjë problem me ata. Atë natë në 10 të darkës Endri kërkoi të dilte nga banesa dhe më tha me jep një xhakavento dhe me tha po shkoj deri në Livade dhe po vij për 10 minuta, nuk po vonoj tha. Unë i thashë të lutem mos del së është natë, por me tha nuk vonoj dhe vij menjëherë.
Doli me këtë djalin komshi 15-vjeçarin, ai po e kërkonte që nga mesdita. I kishte bërë disa muhabete 15-vjeçari, por nga që ishte në atë moshë nuk ia kemi vënë veshin dhe i thash mos u merr me të sepse e njihnim çfarë fëmije është dhe se me kë merrej ai. Burri e anashkaloi atë dhe iku në 10 të darkës dhe nuk u kthye më.
Nuk më ka thënë se as se për çfarë po shkonte dhe as se çfarë do bënte. Nuk e di arsyen e vrasjes sepse Endri nuk ka pasur asnjë konflikt me askënd dhe nuk i ka bërë askujt keq. As nuk ka pasur kërcënime dhe as nuk ka kërcënuar kënd.
Ai 15 vjeçi erdhi për qejf dhe kaq, sepse Endri nuk ka dalë jashtë sepse nuk kishte besim tek askush. 15 vjeçi i ka thënë burrit që nuk po të shkruaj mesazhe por dije që kur të dërgoj një fotografi të një kali dil jashtë.
Një djalë 15 vjeç të shprehet ashtu se di, dikush është pas tij, sepse nuk kemi pasur konflikt as me të. Qe kjo ka lidhje me Lict nuk është e vërtetë dhe unë e kam deklaruar edhe në polici sepse kemi shkuar shumë mirë.
Endri nuk ka dalë me armë, nuk ka pasur armë por vetëm jelekun që i kam dhënë unë sepse e kam përcjellë unë deri tek dera e shtëpisë dhe më tha se po vij për 10 minuta. Nga policia kërkojmë qe ta gjejnë se kush e ka vrarë sepse autorët nuk kanë pasur asnjë arsye që ta bëjnë një gjë të tillë. Thuhet që edhe e kanë dhunuar dhe kanë thënë që ka dëmtime në gjunj. Endri ka dalë për dikë që i ka besuar shumë, sepse nuk ka dalë kaq thjeshtë jashtë sepse nuk i ka besuar kujt. Në derë të shtëpisë po të vinte kush nuk e ka futur brenda pa e ditur se kush është. 15 vjeçi vinte tek ne një herë në 6 muaj për kuaj, sepse burri im ka mbajtur kuaj dhe ai vinte për t’ja kërkuar ndonjë kalë. Ai ka pasur që në tetor të 2020 që nuk kishte ardhur. Erdhi për festën e Bajramit për qejf sepse ai nuk kishte asnjë të përbashkët me burrin tim, sepse ai 15 vjeç dhe burri 32. Endri ka qenë në kërkim nga policia dhe erdhi për festën e Bajramit në shtëpi sepse kishte kohë që nuk i kishte parë fëmijët. Nuk qëndronte në shtëpi por vinte nganjëherë”,- ka thënë bashkëshortja e të ndjerit.
/Burimi: BW/ Priza.al/