‘Gërmimi’ i hundës ju sjell këtë pasojë…

E keni konsideruar një ves të keq ‘gërmimin’ e hundës? Zbulimi më i ri na tregon ky ves mund të dëmtojë veshjet epitele në zgavrën e hundës. Ku për pasojë  e sapo ajo barrierë në hundë të shpërthejë, ne arrijmë në një shtresë të kapilarëve që infektohen me grimca virale.

Duke nisur nga fakti se hunda është e butë dhe e hollë, ajo fare lehtë mund të deformohet nën presion. Sakaq sipas disa hulumtimeve është zbuluar që gjatë kruarjes së hundës mund të përhapen me lehtësi baktere  të rrezikshme që shkaktojnë pneumoni. Bakteret që shkaktojnë pneumoni mund të përhapen përmes pickimit dhe fërkimit të hundës. Nga studimet është treguar  se bartja mund të ndodhë më shumë  nga kontakti midis hundës dhe duarve pas ekspozimit ndaj baktereve, sesa thjesht nëpërmjet frymëmarrjes.

Ndër të tjera zbulimi tregon se ka dy lloje gjakdershjesh: anterior, ku gjakderdhja ndodh në pjesën e përparme të hundës (të tilla janë rreth 90% e gjakderdhjeve të hundës) dhe të pasme.

Ku për pasojë ‘kruarja’ e hundës, largon pjesët e thara të mukusit që përmbajnë papastërti por dhe lëndon pjesën e brendshme të saj, ndaj dhe duhet të jemi të kujdesshëm dhe të mos e bëjmë në mënyrë shumë agresive.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *