Drejtoresha e Shëndetit Publik, Eugena Tomini në lidhje me ‘fundit‘ e pandemisë, ashtu siç e ka cilësuar dhe presidenti i SHBA-së, Joe Biden.
E ftuar në ‘Abc‘, Tomini tha se vendimi do të jepet nga OBSH, ku theksoi se mbulesa vaksinale tashmë në gjithë botën është me e madhe.
Sakaq shtoi se vendi ynë do të ndjekë të gjithë rekumandimet që jepen, pasi asgjë nuk është e pamundur.
“Ekspertët ndërkombëtarë në muajin prill deklaruan se shtete si SHBA apo Mbretëria e Bashkuar mund të deklarojnë më shpejt se të tjerët fundin e një pandemie, pasi mbulesa vaksinale është më e madhe. Përsëri në varësi të popullatës, të shpërndarjes së popullatës, vendimet janë edhe të shteteve por OBSH është ajo që do të prononcohet për pandeminë. Një element tjetër që do të shtoja nuk është vetëm një vendim shkencor për pandeminë, janë edhe faktorë të tjerë, financiarë ekonomikë. Ne vijojmë të ndjekim rekomandimet e OBSH-së. Kreu i OBSH-së është shprehur edhe pse jemi në finish, ai e shpjegon shumë qartë pasi situata në Europë është realisht e qetë, por duhet të theksohet se asgjë nuk pritet me thikë”, tha ajo.