Matthijs de Ligt u largua nga Juventusi gjatë merkatos së verës, ndërsa zgjodhi të kalojë te Bayern Munich.
Skuadra bavareze derdhi plot 67 milionë euro në arkat e “Zonjës së Vjetër” për të bërë të mundur edhe kalimin e lojtarit holandez në Bundesligë.
De Ligt është rikthyer të thumbojë sërish Juven, teksa ka deklaruar se “Zonja e Vjetër” është një ekip i madh, por Bayern synon fitimin e Champions League dhe kjo është ajo që i diferencon dy klubet.
“Më pëlqeu Juventusi por, ndjeva se ishte koha për një sfidë të re. Juventusi është një ekip i madh, por Bayern është një hap përpara, sepse ky klub ka ambicie për të fituar Ligën e Kampionëve. Nuk e kam pasur atë ndjenjë te Juventusi”, ka theksuar mbrojtësi.