Erdhi me bujë por u dëmtua në fillim të sezonit, klubi i Berlusconit ndërpret kontratën me ish-kapitenin e Interit

E pabesueshme ajo që po ndodh me karrierën e Andrea Ranocchia-s! U transferua në këtë sesion të merkatos verore te Monza për të pasur hapësirat e nevojshme, por së fundmi klubi nga Brianca ka njoftuar zyrtarisht ndërprerjen e kontratës në mënyrë konsensuale me ish-kapitenin zikaltër.

Këtë lajm e ka bërë vetë publik klubi i sapo ngjitur në Serie A me anë të një njoftimi në profilin e saj zyrtar të rrjetit social “Tëitter”, duke i uruar për këto dy muaj e gjysmë të përshkuara së bashku.

34-vjeçari ishte projektuar si titullar në skuadrën që ka në pronësi Silvio Berlusconi, por një dëmtim i rëndë që pësoi në ndeshjen ndaj Udineses, kushtëzoi mbrojtësin që të qëndrojë larg fushave për një kohë relativisht të gjatë.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *