Kreu i Partisë Republikane Fatmir Mediu është përplasur me kreun e Grupit Parlamentar të PD-së Fatmir Mediu gjatë mbledhjes së Komisionit të Ligjeve, ku po diskutoheshe mbi projektligjin për hapjen e dosjeve të ish-sigurimit të shtetit.
Mediu i është drejtuar ashpër Alibeajt, duke i thënë se ai nuk ka moral për hapjen e dosjeve dhe se duhet të heqë dorë nga kjo nismë, të cilën e konsideron si interes politik.
Fatmir Mediu: Nuk mund të kërkojmë hapjen e dosjeve për ish te përndjekurit politik. Nëse nuk iu dhamë mundësinë për tu rehabilituar, të paktën të mos u shtojmë mundimet brenda familjeve. E kam kërkuar këtë edhe në mbledhjen e kryesisë. Nuk ka asnjë nga ne të drejtë të kërkojë për qëndrimin apo moralin e atyre njerëzve që u janë pushkatuar. Kjo do të ishte e amoralshme. Dhe dua të shtoj vetë shteti funksionon bazuar mbi balancën e pushteteve. Të përndjekurve nuk iu dhamë mundësinë të kthehen në pronat e tyre. Të mos bëjmë lojëra në kurriz të njerëzve që kanë vuajtur në atë periudhë. Shtresën e të përndjekurve duhet ta përjashtojmë për të mos u shkaktuar më shumë probleme seç kanë pasur në këto 30 vite.
Hiq dorë nga këto nisma për interes të ngushtë politike momenti. Mos hapni dosjet për familjet e të përndjekurve politikë. Nuk keni ju moralin ta bëni këtë.