Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka zhvilluar sot një takim me deputetin, Lorinc Nacsa, zëdhënës në Parlamentin e Hungarisë dhe Zv/President i grupit parlamentar të EPP në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës.
Berisha me anë të një postimi në “Facebook” ka bërë me dije se gjatë takimit mes tyre zhvilluan një bisedë të gjatë takim të frytshëm siç e quan Berisha ku folën për situatën dhe zhvillimet për sa i për sa i përket vendit tonë.
Postimi i Plotë:
Takim me deputetin, Lorinc Nacsa, zëdhënës në Parlamentin e Hungarisë dhe Zv/President i grupit parlamentar të EPP në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës.
Të dashur miq, me deputetin Lorinc Nacsa, zëdhënës në Parlamentin e Hungarisë, Zv/President i grupit parlamentar të EPP në Asamblene Parlamentare të Këshillit të Europës, pata një takim të frytshëm. Në takim diskutuam gjerësisht mbi situatën dhe zhvillimet dramatike në Shqipëri, përpjekjet e Partisë Demokratike dhe opozitës shqiptare, në mbrojtje të vlerave të demokracisë në kushtet e vendosjes së monizmit të plote, shtetit njëpartiak të Edi Ramës. Diskutimet ishin të hapura dhe kaluan në mirëkuptim të plotë.