Ana e errët e Mbretëreshës/ Nga nënë pedofilësh, martesa me kushëririn e deri te dyshimet e vdekjes në janar

Mbretëresha Elizabeth II, monarkia më jetëgjatë në Mbretërinë e Bashkuar, ndërroi jetë në Balmoral në moshën 96-vjeçare, në datën 8 shtator. Tashmë froni i kaloi menjëherë dhe pa ceremoni trashëgimtarit, Charles. Dy ditë pas lajmit se Mbretëresha ndërroi jetë, Pranvera Xhafa studiuese e konspiracionit, pretendon se e ka parashikuar vdekjen e Mbretëreshës para disa kohësh.

“Dalëngadalë do të shikoni ngjarje që nuk i keni parë më parë, por edhe personazhe që nuk kanë qenë vërtet real por që kanë vdekur më para se të shpalleshin të vdekur, siç është rasti i Mbretëreshës”- tha Xhafa. E pyetur se çfarë do të thotë me këtë, studiuesja shprehet: “Që ka vdekur më përpara se sot ose ditën që e kanë shpallur”.

Teoritë konspirative që qarkullojnë prej kohësh në rrjet, pretendojnë se Mbretëresha Elizabeth vdiq muaj më parë (konkretisht në muajin janar të këtij viti) dhe u zëvendësua nga një hologram në daljet publike.

Këto pretendime kanë dalë nga të ashtuquajturit besimtarë të QAnon, përfshirë sugjerimin se monarkia e ndjerë u vra si pjesë e një plani që është zbatuar fshehurazi prej kohësh. Koha e njoftimit të vdekjes së Mbretëreshës është konsideruar gjithashtu si e fshehtë pasi 8 shtatori 2022 me sa duket shënon 1776, ditën që nga shfaqja e parë e QAnon.

Martesa e saj

Në 20 nëntor të vitit 1947, Elizabeth u martua me Princin Philip të Greqisë dhe Danimarkës, të cilët qëndruan bashkë për 73 vite. Ajo e njihte kur ishte vetëm 13 vjeç ndërsa marrëdhënia e tyre u zhvillua përmes vizitave dhe korrespondencës gjatë luftës.

Edhe pse shumë në rrethin mbretëror nuk e konsideronin Filipin për shkak të mungesës së parave dhe gjakut të huaj (gjerman), madje edhe babai i saj nuk e miratoi, Elizabeth ishte e vendosur dhe shumë e dashuruar. Elizabeth dhe Princi Philip u martuan në Westminster Abbey.

Një tjetër teori konspiracioni pretendon se Mbretëresha Elizabeth dhe Princi Philip ishin kushërinj me njëri-tjetrin. Thuhet se Mbretëresha mori si bashkëshort kushëririn e saj Princin Philip.

Mbretëresha Victoria, Princi Philip dhe Mbretëresha Elizabeth ishin kushërinj të tretë. Mbretëresha Elizabeth dhe Princi Philip kanë tre fëmijë: Princin Charles, Princin Edward dhe Princeshën Anne. Por, teoritë konspirative nuk përfundojnë me kaq.

Thuhet se dy djemtë e saj, Princ Charles dhe Princ Edward kanë histori pedofilie. Mbretëreshën Elizabeth II e kanë quajtur ‘nëna e pedofilëve’.

Gjithashtu, në një tjetër teori konspirative aludohet se Mbretëresha Elizabeth u merrte gjak foshnjave për të siguruar rininë e përjetshme.

Ky artikull është ekskluziv i “Priza.al”, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Priza.al” dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *