Aksident i trefishtë në Belsh, raportohet për persona të lënduar

Një aksident  është raportuar të ketë ndodhur mesditën e sotme  në aksin rrugorë Belsh-Cërrik.

Sipas raportimeve të para mësohet se në aksident janë përfshirë tre automjete ndërsa për pasojë të lënduar kanë mbetur tre persona.

Të lënduarit janë nisur në spitalin e Elbasanit ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë, shkak i  përplasjes dyshohet të jetë bërë shpejtësia tej normave e automjetit.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *