Zyrtari i NATO-s për sulmin kibernetik: Nevojitet një rrjet mbrojtje, ne do t’ju ndihmojmë

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi dhe zëvendësndihmëssekretari i përgjithshëm i NATO-s James Appathurai kanë dalë në një konferencë të përbashkët në lidhje me sulmin kibernetik.

Appathurai tha se NATO suporton përpjekjet e Shqipërisë për t’i bërë ballë sulmit nga Irani, ku theksoi se duhet ndërtuar një rrjet mbrojtjeje.

“Ne njohëm që Shqipëria po pëson sulme të rënda kibernetike dhe duam t’ju themi se nuk jeni vetëm dhe ne do ju mbështesim, të gjitha vendet e NATIO e njohin dhe shikojnë sulmin e Shqipërisë. Dua të theksoj përpjekjet e shtetit shqiptar për të përballuar këto sulme, ne i kemi suportuar. Unë dhe skuadra jonë jemi këtu për të parë se çfarë mund të bëjmë, arsyeja kryesore për të bërë një koordinim të aleatëve dhe zyrave teknike të NATOS-s. Për të parë nevojat afatgjate të Shqipërisë për të ndërtuar rrjet mbrojtje dhe Shqipëria po bën hapa në këtë punë. Për sulmet në një shkallë të gjerë dhe gjatë që janë bërë. Siguroj ministrin për mbrojtjen praktike që do të bëjë NATO ndaj Shqipërisë”, tha ai.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *