Harry Kane do të mbajë një shirit të veçantë në krahë në Katar pasi Anglia dhe Uellsi i bashkohet nismës evropiane për përmirësimin e të drejtave të njeriut në Kupën e Botës.
Si pjesë e fushatës “OneLove”, kapiteni i Anglisë, Kane dhe e kolegët e tij kapitenë nga Uellsi, Holanda, Belgjika, Danimarka, Franca, Gjermania dhe Zvicra do të mbajnë shirita në krahë që mbështesin kuazën.
Logoja është një zemër e mbushur me ngjyrat e ylberit, e identifikuar tani si një simbol i mbështetjes për kauzën LGBTQ.
Por, rregullat e FIFA-s i ndalojnë skuadrat pjesëmarrëse për të vënë në krah të kapitenit shirita sipas modelit të tyre në Botëror. FIFA këmbëngul se duhet të përdorin pajisjet e ofruara vetëm nga organi zyrtar.
Shiritat e kapitenit janë ndoshta mënyra e vetme që lojtarët të japin mesazhe në Kupën e Botës të organizuar në Katar, ku aktet homoseksuale janë të paligjshme dhe trajtimi i punëtorëve migrantë që ndërtuan stadiumet për turneun ka shkaktuar polemika prej një dekade.