Sherr në Itali/ Pas konfliktit nusja dhe vjehrra kafshojnë njëra-tjetrën, vjehrri tenton të shtypë dhëndrin

Një sherr mes një çifti bashkëshortësh ka përfunduar me përleshje në Palermo të Italisë.

Sherri i nisur mes çiftit degjeneroi në pak çaste dhe rezultoi në një sulm fizik të dhunshëm mes familjeve të tyre. Nusja dhe vjehrra kanë kafshuar njëra-tjetrën dhe kanë pësuar lëndime të rënda, njëra në krah dhe tjetra në vesh.

Sherri shpërtheu pasi burri i telefonoi ish-gruas për të parë vajzën e tij, të cilën ai pretendoi se nuk e kishte parë për 4 muaj. Duke mos marrë asnjë përgjigje, burri iu drejtua policisë ta denonconte. Pas telefonatës, burri është paraqitur në shtëpinë e gruas i shoqëruar nga nëna. Sapo ka mbërritur gruaja me babanë e saj dhe me fëmijën, ka nisur sulmi fizik.

Ndërsa dy femrat ishin duke sulmuar fizikisht njëra-tjetrën, vjehrri ka tentuar të përplasë me makinë dhëndrin i cili nga ana e tij do të përpiqej të mbrohej me shkop bejsbolli.

Pas mbërritjes së policisë, sherri ka përfunduar dhe të katërt janë shoqëruar në komisariat.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *