U ftua të performojë në dasmën e ish-it, këngëtarja planifikoi hakmarrjen ndaj tij

Kantautorja Alexandra Starr është gjendur në një situatë  të çuditshme kur ka kuptuar se dasma  në të cilën ishte e pronotuar të këndonte në fakt ishte dasma e ishit të saj.

Sapo e mori vesh se ku do të këndonte, Starr planifikoi “hakmarrjen” e saj. Filllimisht ajo mësohet se është përjekur ta fshehë identitetin e saj gjatë këngës të parë që kishte kënduar, ndërkohë më pas, kur cifti i sapomartuar nisi vallëzimin, ajo u khtye nga ata dhe nisi të këdonte një këngë që flet nga fillimi deri në fund për tradhëtinë. Bëhet fjalë për këngën e Carrie Underwood- Before He Cheats.

Sikur të mos mjaftonte kjo, në momentin që dhëndri i është afruar për ta pyetur se cfarë po ndodhte, ajo i ka hedhur ujë në fytyrë. Nuk besojmë se e kishin imagjinuar kështu vallëzimin e parë bashkë.

Starr ka treguar se kishte qenë për plot 5 vite në lidhje me ishin, para se të zbulonte që ai e kishte tradhëtuar rreth 1 vit më parë. Prandaj ndodhi i gjithë reagimi dhe “performanca” jo aq e zakonshme, por megjithatë, nëse e shihni nga prespektiva e Alexandara-s mjaft epike.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *