Rrezikohen me jetë/ Mos i jepni fëmijëve të vegjël kokoshka

Kokoshkat janë një vakt shumë i preferuar për familjen për më tepër fëmijët. Por ky vakt është tepër i rrezikshëm për fëmijët nën moshën 4-vjeçare, ndaj dhe nuk duhet ta anashkaloni si detaj.

Priza.al sjell në vëmendjen tuaj disa arsye se pse kokoshkat kanë një efekt të rrezikshëm tek fëmijët nën moshën 4-vjeçare:

-Thithja e kokoshkave mund të shkaktojë inflamacion në mushkëri

Sipas ekspertëve, fëmijët rrezikojnë të mbyten, pasi vetëm në moshën 4-vjeçare mund të përtypin plotësisht ushqimin që hanë në mënyrën e duhur.

Kjo pasi dhëmballët e tyre fillojnë të krijojnë aftësitë e tyre përtypëse për të prerë ushqimin në copa më të vogla për gëlltitje. Si dhe fëmijët më të vegjël mund të shpërqendrohen lehtësisht nga gjërat që ndodhin rreth tyre, gjë që rrit gjithashtu rrezikun e mbytjes.

Prindërit duhet të kenë kujdes kur fëmijët janë duke ecur, vrapuar gjatë ngrënies së kokoshkave, pasi kjo mund të çojnë në mbytje.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *