FSHF vendos, ja ku do të zhvillohet finalja e Kupës së Shqipërisë

Departamenti i Garave në FSHF hodhi shortin këtë të martë, dhe përcaktoi KF Skënderbeun si skuadrën pritëse dhe KF Vllazninë si skuadrën mike për finalen e Kupës së Shqipërisë, e cila do të zhvillohet më 30 maj në stadiumin ‘Air Albania’.

Korçarët kaloi në finalen e Kupës pas fitores ndaj KF Teutës në qytetin bregdetar, ku mundën “Djemtë e Detit” me rezultatin 0-2, me gola të Meksit dhe Elvi Berishës. Ndërkaq, shkodranët fituan në “Loro Boriçi” ndaj KF Laçit, një ndeshje që dhuroi shumë emocione, por vetëm një gol, të shënuar nga Ardit Hoxhaj, i cili i dha biletën për në finale shkodranëve.

Njoftimi i FSHF-së.

KF Skënderbeu – KF Vllaznia është finalja e madhe e vlefshme për kompeticionin e Kupës së Shqipërisë, që do të zhvillohet më 30 maj në stadiumin “Air Albania”, duke nisur nga ora 19:00.

Këtë të martë, Departamenti i Garave në FSHF hodhi shortin, që përcaktoi edhe KF Skënderbeun si skuadrën pritëse dhe KF Vllazninë si skuadrën mike për këtë finale të madhe.

Korçarët kaluan në finalen e Kupës pas fitores ndaj KF Teutës në qytetin bregdetar, ku mundën “Djemtë e Detit” me rezultatin 0-2, me gola të Meksit dhe Elvi Berishës.

Ndërkaq, shkodranët fituan në “Loro Boriçi” ndaj KF Laçit, një ndeshje që dhuroi shumë emocione, por vetëm një gol, të shënuar nga Ardit Hoxhaj, i cili i dha biletën për në finale shkodranëve.

Kjo është hera e dytë në historine e këtij kompeticioni që këto dy ekipe përballen me njëra-tjetrën. Hera e parë kur këto ekipe janë përballur me njëra-tjetrën ka qenë në vitin 1965, ndeshje e fituar nga KF Vllaznia, me rezultatin 1-0.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *