Gjykata e Posaçme e Apelit ka lënë në fuqi vendimin e dënimit për ish-drejtoreshën e Agjencisë së Blerjeve, Edlira Naqellari dhe 9 zyrtarët e tjerë të Ministrisë së Brendshme, pasi kanë abuzuar me tenderin e uniformave të Policisë së Shtetit.
Burime për median bëjnë me dije Naqellari është dënuar me 1 vit burg ndërsa kolegët e saj me 10 muaj burg. Kujtojmë se të 10 këta zyrtarë akuzohet se kanë bërë shkelje me tenderin që kapte shifrën e 2.8 miliardë Lekëve, ku u morën nën hetim nga SPAK në Korrik të 2021-shit.
Hetimet zbuluan se tenderi duhet të ishte i ndarë në tre pjesë të ndryshme, duke filluar më uniformat, këpucët dhe shpërndarja. Komisioni i Vlerësimit të Ofertave ka bërë bashkimin e të tre këtyre pjesëve në vetëm një të tillë, çfarë ka çuar deri në rritje të çmimit, ulje të sasisë së materialeve dhe reduktim të cilësisë.
Dy gjykatat gjetën të provuar akuzën e SPAK se zyrtarët e Ministrisë së Brendshme kanë shpallur fituese një kompani që nuk plotësonte kriteret.