U kapën me 26 pako hashash në pranga shqiptari dhe një shtetas italian

Një i ri shqiptar dhe një italian janë arrestuar nga Policia pasi u kapën me drogë në makinë.

Ka qenë era e forta e hashashit ajo që i ka lënë në baltë të rinjt pasi efektivët e Policisë pas ndalimit të mjetit kanë kuptuar që diçka nuk shkonte.

Agjentët më pas kontrolluan shtëpitë e dy të rinjve dhe në garazhin e makinës, një Audi A7, u gjetën rreth 2.6 kg hashash të ndarë në 26 pako, si dhe 23 thasë me ushqyes për kanabisin, THC. Brenda shtëpisë u gjet edhe një sasi e vogël droge. Gjithashtu, janë sekuestruar 790 €, një scacciacani (riprodhim i një pistolete Beretta FS 98) me të shtëna përkatëse, një shufër dhe një thikë.

Sipas mediave italiane  i riu, i cili akuzohej për të gjithë drogën e sekuestruar, u la në arrest shtëpie. Po vijojnë hetimet për përfshirjen e subjekteve të mëtejshme aktive në prokurimin dhe tregtimin e lëndës narkotike dhe për burimet e furnizimit të saj.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *