Në media është dencuar një abuzimin seksual të një babai ndaj vajzës së tij, me aftësi të kufizuara.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në një fshat të Fierit, në mes të muajit gusht 2022. Vëllai dhe vetë vajza, pranpojnë se ka pasur abuzim. “E gjeta babanë sipër vajzës” tha i vëllai, ndërsa vajza tha se “ishte shtrirë mbi mua, po më tundte”. Ndërkohë, për këtë ngjarje, inspektori i policisë Ferrik Hoxha kishte dijeni edhe për raste të tjera të abuzimit, ndërsa tha se “vajza duhet mbrojtur”.
Ndërkohë, pas këtij denoncimi, ka reaguar Policia e Shtetit. Sipas një njoftimi, policia ka nisur vetëm hetimin disiplinor për inspektorin e policisë, Ferrik Hoxha. “Punonjësi i Policisë, gjatë filmimeve për realizimin e emisionit investigativ, ka shprehur mendimet e tij personale rreth një çështjeje, e cila është aktualisht nën hetim, duke kryer kështu shkelje të rëndë. Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Fier ka bërë pezullimin e menjëhershëm nga detyra të punonjësit të Policisë. Opinionet e punonjësit të Policisë tashmë të pezulluar, nuk përfaqësojnë qëndrimin, vlerësimin dhe sqarimin zyrtar të strukturave të Policisë së Fierit” thotë Policia e Shtetit.
Dëshmohet se vajza po abuzohej. Në këtë njoftim, Policia e Fierit është marrë vetëm me inspektorin dhe jo me faktin. Ata kanë analizuar vetëm opinionin e policit, opinioni i të cilit duhet të jetë provë e fortë për Policinë e Shtetit se vajza po abuzohet. Por, në asnjë rresht të këtij reagimi, policia nuk ka deklaruar se çfarë do të bëhet me vajzën, nëse janë marrë apo jo masa për largimin e saj nga shtëpia ku dyshohet se është abuzuar.
”Në bashkëpunim me Prokurorinë e Fierit vijon puna hetimore për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë me prova ligjore të rastit”, kjo është e vetmja fjali në reagimin e policisë për ngjarjen, por nuk jepet asnjë detaj se çfarë ka ndodhur me vajzën. A janë bërë hetime të plota apo a është lajmëruar Shërbimi Social?!
Ndërkohë, është siguruar një tjetër dëshmi, nga familjarë të vajzës, të cilët rrëfejnë se babai ka abuzuar edhe herë të tjera. Madje, vajza në atë kohë, është çuar edhe te gjinekologu për të bërë një EKO nëse ka qenë apo jo shtatzënë. “Vajza ka frikë, më ka thënë se e ka kapuar ai (babai). Ai ka abuzuar edhe më parë, e kemi çuar te gjinekologu. Ka dalë mirë, e pastër” thotë nusja e xhaxhait të vajzës. Por, sipas saj, vajza ka frikë që ta denoncojë babanë, pasi ai e ka kërcënuar se “do e vrasë”.
Shërbimi Social Shtetëror pohon se kanë marrë masa pas transmetimit. Por, para datës 14 shtator, të gjitha shërbimet sociale çuditërisht nuk kanë pasur asnjë informacion!
“Lidhur me pretendimin për abuzim seksual, Bashkia Roskovec dhe Koordinatori Vendor kundër Dhunës në Familje nuk kanë pasur asnjë indicie apo referim prej asnjë pale”, thotë SHSSH-ja.
Ndërkohë, vetëm pas publikimit të denoncimit për dhunë seksuale, këto shërbime kanë bashkëpunuar për ofrimin e menjëhershëm të mbështetjes psiko-sociale.
“Në kuadër të menaxhimit të rastit u mblodh Ekipi Teknik Ndër-Disiplinor me pjesëmarrjen e Drejtorit të Shërbimit Social Shtetëror Fier, Drejtorit të Shërbimit Social të Bashkisë Roskovec, Përfaqësues të Prokurorisë Fier, Përfaqësues të Drejtorisë së Policisë Fier, Përfaqësues të Postës së Policisë Roskovec, Përgjegjësit të Shërbimit Social pranë Bashkisë Roskovec, Përfaqësues të Qendrës Shëndetësore Roskovec, Përgjegjësit të Menaxhimit të Projekteve Sociale të Bashkisë Roskovec dhe Koordinatores Vendore kundër Dhunës në Familje, ku u morën masat si më poshtë vijon: Asistimi i punonjësit të policisë në kryerjen e vlerësimit të riskut dhe plotësim i kërkesës për urdhër mbrojtje; Zonja N. K. u pajis me Urdhër të Menjëhershëm Mbrojtjeje dhe aktualisht ndodhet në një mjedis të qetë dhe të sigurt (pranë xhaxhait të saj); Këshillim psiko-social dhe referim në shoqata të specializuara; Monitorim i përditshëm dhe vlerësim i nevojave. Shërbimi Social realizon monitorim të përditshëm të rastit dhe mban kontakte të përditshme me familjen e xhaxhait për plotësimin e çdo nevoje apo problematike të rastit”, thotë Shërbimi Social.
Masa kryesore e marrë ishte largimi i vajzës nga shtëpia e babait dhunues. Ajo është dërguar në banesën e xhaxhait. Por, nusja e xhaxhait thotë se nuk ka mundësi ta mbajë.
Biseda mes një qytetareje dhe të afërmit të vajze
Denoncuesja – Ty nuk të tregoi çupa?
Nusja e xhaxhait – Më tregoi, o N… thoshte, tregoji hallës qysh është puna.
Denoncuesja – Se ty të ka në vend të mamasë tani ajo.
Nusja e xhaxhait – Ee, mua më vjen keq tani.
Denoncuesja – Ça të tha ajo, më kapi?
Nusja e xhaxhait – Më kapi, më kapi. Mua më vjen keq, ta thotë edhe …
Denoncuesja – I thuaj, tregoja…
Nusja e xhaxhait – E tha atje, kështu, kështu. E tregon thatë.
Denoncuesja – Do të marrin thuaj policia do të çoj atje thuaj. Më mirë ashtu thuaj sesa të rrish me babanë.
Nusja e xhaxhait – I thashë thuaj të drejtën.
Denoncuesja – Ça do ti thuaj, të vrasi!
Nusja e xhaxhait – Thuaj të drejtën, ti mua më ke. ke tjetër? Motra ke R… dhe D…
Denoncuesja – Po ajo qysh thotë, vëllai e pa gabim?
Nusja e xhaxhait – Jo, jo. E kapa tha ai (vëllai i vajzës)
Denoncuesja – Po mirë kjo nuk i beson vëllait, se nuk i thotë ai se do të mbroj.
Nusja e xhaxhait – Ee, eee ça foli mbrëmë A… N… foli, moj foli, foli ajo s’merr vesh. Unë po vdes moj, po jap rrobet e mia moj.
Denoncuesja – Ça i ka thënë ai, do të vras?
Nusja e xhaxhait – Po, po fole unë të vras!
Denoncuesja – Po gjynah për atë gocën.
Nusja e xhaxhait – Mua më vjen keq moj. Ça ta lë rrugës unë atë, të talli bota.
Denoncuesja – Se të kapi babai me zor është turp i madh.
Nusja e xhaxhait – Ee, ja të vjen mirë ty?!
Denoncuesja – Turp i madh.
Nusja e xhaxhait – Ja të vjen mirë ty të kapi. Të vjen mirë ty të kapi burri cucën tënde.
Denoncuesja – Turp. Edhe ajo e mbron akoma. Po ja ashtu qysh ta tha ty që më kapi ti thotë edhe policisë.
Nusja e xhaxhait – Ka frikë moj!
Denoncuesja – Ty ta tha që e pyete më kapi?
Nusja e xhaxhait – Eee ka frikë, edhe N…, cucës time ashtu i tha.
Denoncuesja – Ashtu!
Nusja e xhaxhait – Edhe cucës së M…
Denoncuesja – Tani ka ndodhur kjo apo ka kohë që kur ka vdekur ajo (nëna e vajzës) që e kap ai me zor.
Nusja e xhaxhait – E ka të dytën herë.
Denoncuesja – E ka të dytën?
Nusja e xhaxhait – Ee. Nuk lë dot cucën, e kap me zor.
Denoncuesja – E dinte ajo (nëna e vajzës)?
Nusja e xhaxhait – E dinte! Ajo ishte e urtë kunata ime moj, ai (babai i vajzës) e shtynte. Çau burrin tim me kostër.
Denoncuesja – Tani e ka të dytën herë, ça do ti? Të tretën, të katërtën do rrish atje thuaj. Se po s’tregove kësaj here thoji.
Nusja e xhaxhait – E, vajti e çojti te ajo e grave (gjinekologia), dale e ka lënë babai apo jo. Bën ekot.
Denoncuesja – Ëë?
Nusja e xhaxhait – Jo, nc. Nuk ka dalë (shtatzëne)!
Denoncuesja – Nuk ka dalë gjë?!
Nusja e xhaxhait – Jo, është mirë!
Denoncuesja – E shyqyr të paktën, imagjino ta linte edhe me barrë.
Nusja e xhaxhait – Aman moj, aman. Nuk mbahet në shtëpi moj, nuk mbahet. Të vjen mirë të mbash mbesën e burrit në shtëpi. Unë një natë e marr. Unë po dridhem moj, edhe tani!
Denoncuesja – Po si nuk erdhën fare ata (njerëzit e nënës së vajzës) ta shikonin mbesën?
Nusja e xhaxhait – Fare, asnjëra./tch