Ekipi i femrave të Vllaznisë ka arritur një rezultat historik në Champions League dhe pozitiv për ndeshjen e kthimit.
Sfida përballë Vorskla-s u zhvillua në Loro Boriçi dhe pse Vllaznia ishte skuadra “mike” pasi ndeshjet luhen në Shqipëri për shkak të situatës në Ukrainë. Ndeshja u mbyll në barazim 1-1, e vlefshme për fazën finale të “Play-Off” në Champions League Women.
Vajzat shkodrane shënuan të parat, në pjesën e dytë me Megi Doçin që realizoi në minutën e 54-të. Avantazhi zgjati shumë pak, pasi skuadra ukrainase barazoi në minutën e 66-të me Kravchuk.
Ndeshja e kthimit do të luhet pas një jave dhe Vllaznia është më pranë se kurrë fazës së grupeve të këtij kompeticioni