Rritja e çmimit të energjisë, flet eksperti: Dhjetë herë më i lartë se para krizës

Eksperti i energjisë, Anduel Çekrezi ka folur për çmimin e energjisë në treg, duke theksuar se tani ky çmim është dhjetë herë më i lartë se sa ishte para se të niste kriza.

I ftuar në emisionin ‘Opinion’, Çekrezi tha se kriza energjetike filloi që para nisjes së luftës në Ukrainë. Më tej ai shtoi se në krizën energjetike ka ndikuar dhe tranzicioni i Europës për prodhimin e energjisë, nga tradicionalja, në atë me burime natyrore.

“Flasim për dhjetëfishim të çmimit të energjisë elektrike. U duk sikur po zbriste, po përsëri ka patuar rritje. Çmimin e përcakton kërkesë–oferta. Patjetër rritja e çmimit nisi që para krizës së Ukrainës, Europa nisi një tranziocion, por nuk ishte ndërmarrë asnjë hap për fikjen e një çentrali. Sot është një çmenduri çmimi i energjisë elektrike. Gjermania është një nga vendet që vuan më shumë nga gazi, se varet dhe nga Rusia”, tha Çekrezi.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *