U premtonte qytetarëve se do t’ju përpunonte miellin, administratorja nga Fieri largohet jashtë shteti

Një 37-vjeçare do të duhet të përballet me ligjin pasi nuk ka kryer  siç duhet  detyren që kishte ndaj qytetarëve që i besuan asaj miellin për t’ja përpunuar.

Por administratorja e subjektit që merret me përpunimin e miellit, grumbulloi gjithë mallin dhe më pas u largua jashtë vendit. Më pas, u largua jashtë vendit duke mos kryer përpunimin që kishte marrë përsipër.

Njoftimi I Policisë:

“Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare të DVP Fier referuan materialet në Prokurori në ngarkim të shtetases E. S., 37 vjeçe, banuese në Fier, pasi dyshohet se duke qenë administratore e një subjekti me aktivitet tregtar përpunimin e miellit, ka grumbulluar nga qytetarë të ndryshëm sasi mielli, me qëllim përpunimin e tyre, dhe është larguar jashtë shtetit duke mos e kryer përpunimin e marrë përsipër nga subjekti tregtar i administruar prej saj,”-bëri me dije Policia.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *