Aksident në rrugën Peqin-Elbasan, furgoni përplas për vdekje 72 vjeçarin me motoçikletë

Një aksident I rëndë  me vdekje ka ndodhur këtë të enjte në rrugën Elbasan-Peqin në afërsi të fshatit Bishqem.

Një mjet furgon tip “Ford” është përplasur me një motoçikletë.

Raportohet se fatkeqësisht  drejtuesi i motoçikletës , 72 vjeç  ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal të Elbasanit.

Njoftimi i Policisë

Peqin/Informacion paraprak

Më datë 22.09.2022, në aksin rrugor Elbasan-Peqin, në fshatin Bishqem, mjeti furgon tip “Ford”, me drejtues shtetasin D. A., banues në Elbasan, është përplasur me motoçikletën me drejtues shtetasin M. S.

Si pasojë e aksidentit ka humbur jetën, në spital, drejtuesi i motoçikletës, shtetasi M. S., rreth 72 vjeç, banues në fshatin Bishqem, Peqin.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *