Berisha thirrje administratës shtetërore: Ngrihuni në greva

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha u ka bërë thirrje sot mësuesve, studentëve, mjekëve dhe pedagogëve të ngrihen në greva të përgjithshme për kushtet e vështira ku mësojnë dhe punojnë.

Duke folur në Parlament, ai tha se biznesi dhe qytetarët duhet t’i bashkohet grevave të përgjithshme.

Sali Berisha:

Koha ka ardhur që ne kësaj qeverie ti tregojmë vendin. Jam këtu për tu bërë thirrje të gjithë mësuesve të Shqipërisë me guxim dhe kurajo të mbrojnë interesat e tyre, të mbrojnë nënçmimin, përçmimin që u bën kjo qeveri. Janë të vetmit mësues në rajon që 8 vite, jo vetëm që nuk njohën rritje, por krahasuar me inflacionin pësuan ulje të ndejshme të rrogës. Janë njerëzit më të përçmuar në administratë, kur duhet të jenë njerëzit më të nderuar për misionin fisnik.

Një mësues, qoftë edhe i ekselencës, por për shkak të bindjet e tij duhet të presë 7-8 vite për tu sistemuar. U bëj thirrje sindikatave që të organizojmë grevën më të fuqishme. U bëj thirrje mjekëve që e shohin sistemin që po rrënohet, mjekë të shkëlqyer që po largohen nga vendi, sepse janë njerëzit më të keqpaguar dhe keqtrajtuar, cila mbetet: greva, greva dhe para së gjithash greva.

I drejtohem këtu biznesit të vogël që ka një armik të vërtetë në këtë qeveri, e cila pritet fundin për 2 muaj tu vendosë 23%, e cila rriti tarifën e energjisë në 200 lekë. Çfarë presin më? Thirrja e çdo biznesmeni është të ulen qepenat, grevë e përgjithshme.

U bëj thirrje të gjithë studentëve, bashkëmoshatarëve të tyre në Kosovë qeveria u dha nga 100 euro, kurse kjo qeveri u jep mashtrimin. Të organizohen në një lëvizje të fuqishme studentore. Ne jemi 30 herë më të fuqishëm se këta që vjedhin çdo ditë qytetarët.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *