Mijëra emigrantë kanë zbarkuar përtej kufirit nga Maroku në Ceuta të Spanjës duke notuar, pasi mosmarrëveshjet diplomatike janë tensionuar kohët e fundit midis Madridit dhe Rabatit. Më shumë se 6,000 persona, përfshirë 1,500 adoleshentë bënë kalimin në territorin spanjoll ndërsa shumë të tjerë kaluan me not përtej kufirit ku 1.500 ndër to janë adoleshentë. Sipas autoriteteve kalimet filluan në 2 të mëngjesit të hënën në zonën kufitare të Ceuta të njohur si Benzú dhe u ndoqën më pas nga disa turma njerëzish pranë plazhit lindor të Tarajal.
Familje të tëra me fëmijë, notonin ose hipnin në anije të vogla. Fluksi vazhdoi edhe ditën e sotme, megjithëse në numër më të ulët. Emigrantët u kontrolluan nga mjekët e Kryqit të Kuq përpara se të dërgoheshin në një qendër pritjeje, ku më pas u arrestuan.
Muajin e kaluar, rreth 100 emigrantë notuan në Ceuta në grupe prej 20 deri në 30. Shumica u dëbuan përsëri në Marok. Enklavat spanjolle të Ceuta dhe Melilla kanë kufijtë e vetëm tokësorë të Bashkimit Evropian me Afrikën, duke i bërë ato pika hyrëse të njohura për emigrantët që kërkojnë një jetë më të mirë në Evropë.
Përshtati:Priza.al/Burimi:DailyMail