Seanca e sotme parlamentare ka pasur disa debate mes mazhorancës dhe opozitës.
Ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali i është përgjigjur deklaratave të kreut të PD Sali Berisha, teksa ky i fundit hodhi akuza ndaj qeverisë.
Spiropali tha se opozita nuk ka hallin e qytetarëve, por të shtëpisë së vet.
“Nuk po ju përgjigjem siç e meritoni sepse “historia nuk përsëritet asnjëherë njësoj, njëherë vjen si tragjedi, herën e dytë si komedi”, kjo që dëgjuam ishte për të qeshur. Publiku i detyruar të dëgjojë këtë batare nga frika dhe halli i një njeriu të vetëm, opozita e marrë peng nga dy njerëz, po nuk kemi mundësi e as dëshirë të merremi më këta përditë sepse inkoherenca e tyre është ulëritëse.
Këta i përgjigjen hallit, jo çështjeve. U ul në këtë anë të parlamentit deputeti botës tjetër dhe pretendoi se është përfaqësuesi i socialistëve, por socialistët kur shohin atë shohin një thepshqepës.
Ky i jep lejet për vrasje, prandaj u ngrit ajo zonja e moshuar dhe tha më jep leje…