Deputeti i PD, Saimir Korreshi ka ironizuar në seancë plenare, në lidhje me zbatimin e rregullores.
Ai ka marrë fjalën nga vendi, duke i thënë drejtueses së seancës, Ermonela Felaj, se po tregohen përralla me mbret, dhe se u është “vjedhur” edhe rregullorja dhe se “nuk po e gjejnë që ta kundërshtojnë”.
“Duke qenë se po dëgjomë përralla me mbret, t’i shtyjmë për ditën e shtynë, se atëherë ka qenë emisioni me përralla në kohën e Enverit. Na keni vjedhur dhe kushtetutën, rregulloren, nuk po e gjejmë t’ju kundërshtojmë”, tha ai.