Alarm për vendin/ Studentët nuk duan të arsimohen, rreth 15 mijë kuota të mbetura bosh në universitete

Raportohen afro 15 mijë kuota të mbetura bosh nga raundi i parë i regjistrimeve për në universitet. Arjan Xhelaj, nga rrjeti akademik shqiptar është shprehu se numri i maturantëve që kërkojnë të ndjekin studimet e larta për në universitet është më i ulët se kuotat e përcaktuara në të gjitha programet e studimit.

“Janë regjistruar 15 mijë nxënës në raundin e parë, duke patur parasysh që kishim 150-160 çrregjistrime dhe janë po e njëjta sasi kuotash në dispozicion për të studiuar”.

Gjithashtu mësohet se degët ku janë mungesat më të shumta janë shkencat e natyrës dhe universiteti bujqësor. Ndërsa në 15 degë nuk ka asnjë kuotë të lirë.

“Janë plotësuar në 15 degë, degët mjekësore, inxhinierike, arkitektuara, artet dhe janë drejt ezaurimit në universitete rajonale, infermieria dhe mamia. Janë 6 mijë maturantë nga raundi i parë që nuk u regjistruan në asnjë program regjistrimi dhe rreth 3 mijë maturantë të rinj, nga matura e vjeshtë apo edhe ata nga Kosova kanë mundësi të aplikojnë me e-Albania”.

Presim se çfarë do të sjellë  faza e tretë  e regjistrimeve për në universitet e cila  nis më 3-12 Tetor në 5 faza 48 orëshe.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *