Bregu perëndimor i Indisë është goditur nga cikloni ‘Tauktae’, i cili ka shkaktuar 20 viktima. Tre maune tregtare që transportonin rreth 700 persona janë bllokuar në det, dhe më shumë se 90 njerëz janë zhdukur pasi një barkë në brigjet e qytetit indian të Mumbait u fundos mes një cikloni të fortë.
Flota detare indiane ka ngritur një mision masiv shpëtimi ajror dhe detar për punonjësit e zhdukur të naftës. Ndërkohë, janë shpëtuar 177 nga 270 persona që ishin në bord dhe përpjekjet për të gjetur të mbijetuar janë në vazhdim.
“Ka valë nga 20 deri në 25 metra , erërat janë të larta. Anijet dhe avionët janë vendosur për misionin e kërkimit dhe shpëtimit,”- tha zëdhënësi i marinës Vivek Madhwal.
/Përshtati:Priza.al/Burimi:BBC