Një tërmet është regjistruar në Xhenova të Italisë.
Mediat e huaja bëjnë me dije se lëkundjet kanë qenë me magnitudë 4.1 ballë me thellësi 10 kilometra.
Mësohet se tërmeti ka qenë i fuqishëm, ku qytetarët kanë braktisur zyrat dhe banesat duke dalë në rrugë. Të shumë kanë qenë dhe turistët të cilët të frikësuar, kanë braktisur hotelet shumë katëshe dhe kanë dalë në rrugë.
Nuk dihet nëse ka dëme në njerëz apo në banesa.