Ulen ndjeshëm rastet e infektimit me Covid-19, asnjë humbje jete

Ministria e Shëndetësisë ka reaguar në lidhje me rastet pozitive nga Covid-19.

Mësohet se nga 641 testime kanë rezultuar pozitiv 51 qytetarë, si dhe nuk ka asnjë humbje jete.

Sakaq janë 75 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 326,319 që nga fillimi i epidemisë.

Njoftimi i plotë:

22 Shtator 2022 – Ministria e Shëndetësisë i bën sërisht thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid, veçanërisht në këtë periudhë të vjeshtës, për të kufizuar rrezikun e përhapjes së infeksionit. Vaksinimi anticovid kryhet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Gjithashtu MSHMS apelon të gjithë qytetarët e vaksinuar, që të drejtohen në qendrat shëndetësore, për t’u vaksinuar me dozën përforcuese. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.  Nëse keni shenja të sëmundjes apo keni patur kontakt me një person të prekur nga Covid19, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni mjekun tuaj të familjes për t’u testuar sa më parë ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.  Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 641 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 51 qytetarë, në këto bashki: 21 në Tiranë, nga 4 qytetarë në Lezhë, Fier, Sarandë, nga 3 qytetarë në Mallakastër, Vlorë, Berat, nga 2 qytetarë në Mat, Delvinë, nga 1 qytetarë në Roskovec, Patos, Divjakë, Himarë, Elbasan.

Janë 807 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin. Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 6 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2. Janë shëruar 75 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 326,319 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (22 Shtator 2022)

  • Raste të reja ditore                51
  • Të shëruar në 24 orë             75
  • Të shtruar në spitale             6
  • Humbje jete në 24 orë           0
  • Testime ditore                     641
  • Testime totale                   1,977,055
  • Raste pozitive                      330,715
  • Raste të shëruara                  326,319
  • Raste Aktive                             807
  • Humbje jete                              3,589

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

  • Tiranë                    378
  • Shkodër                 87
  • Elbasan                   70
  • Fier                           69
  • Vlorë                         58
  • Durrës                     38
  • Gjirokastër                26
  • Lezhë                        25
  • Korçë                         20
  • Dibër                           20
  • Berat                           16
  • Kukës                           0

 

 

 

 

 

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *