Kërkesa për rritje page, pedagogu: Të arrijmë nivelin e Kosovës, kemi 9 pika emergjente

Pedagogu Gent Stroni ka komentuar peticionin dhe protestën e pedagogëve për rritjen e pagave ndërsa nga shteti s’ka ende asnjë reagim. Stroni deklaroi se jemi vërtetë vendi më i varfër në Europë, por s’duhet të ngelemi të tillë.

“Duhet të presim të dalim në pension që të kërkojmë rritje rrogash? Mos kemi më shumë se ç’duhet nga këto që po kërkojmë? Para se të fillonte kjo llojë krize kishim nevojë, aq më keq në këtë krizë. Ku qëndron Shqipëria në pagesën e pedagogëve? Jemi vendi më i varfër në Europë, të tillë do ngelemi?”, tha Stroni.

Më tej ai shtoi se pedagogët janë në të drejtën e tyre ndërsa theksoi se kërkojnë të shkojnë në nivelin e Kosovës dy vite më parë, dhe s’po krahasohen me vendet më të zhvilluara si Franca apo Britania.

“Shumëkush mundohet që këta pedagogë t’i veshi me çfarë ata nuk kanë, por nëse është e vërtetë kjo, çfarë do të duhet të themim për gjëmat e politikanëve. Nëse ata kanë një rast të një pedagogu apo kushdo ka të zeza që përgjithësohet, këtë njeri, ta dënojnë.

Po flasim për të drejtat tona. Kërkojmë të shkojmë në nivelin e Kosovës dy vite më parë, të barazohemi me ata që janë në nivelin tonë, nuk po krahasohemi me pagat e Anglisë, Italisë apo Francës. Pikat tona besoj janë të realizueshme. Ka shumë më shumë kërkesa, por kërkojmë minimalistet. 9 pika që janë më emergjente”, tha ai./syri

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *