Emri/ Shpallet në kërkim vrasësi i dyshuar i 19-vjeçarit, pak ditë më parë i ekzekutua babain

Është shpallur në kërkim Bajram Çekorja i cili dyshohet vrasjes së shtetasit Erjon Xhenje.

Ndërkohë policia ka shpallur në kërkim edhe dy persona të tjerë që mendohet se janë të implikuar në vrasjen e shtetasit Erjon Xhenje. Dy personat e tjerë, njeri mendohet se ka qenë në motor me Bajram Çekoren dhe tjetri ka treguar lëvizjet e 19-vjeçarit Erjon Xhenje mbrëmjen e ngjarjes.

17 ditë përpara vrasjes së 19-vjeçarit Xhenje u vra shtetasi Ismer Çekorja, babai i Bajram Çekores. Ismet Çekorja i doli në mbrojtje djalit të tij përmes një deklarate në media duke thënë se lidhur me dyshimet në katër vitet e fundit për ngjarjet kriminale është i pafajshëm dhe se nuk ka frike hajdutë lopësh. Katër ditë pas kësaj deklarate Ismet Çekorja u vra ndërsa ka dyshime se i përfshirë në këtë ngjarje është edhe shtetasi Shkelzen Xhenje, djali i xhaxhait i Erjon Xhenje që u vra mbrëmjen e 18 shtatorit teksa ndodhej në një lokal. Kjo vrasje mendohet se është një hakmarrje e pastër pas vrasjes se Ismet Çekores.

Policia vijon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes së rëndë të vrasjes se 19-vjeçarit, por edhe hetimet për vrasjen e Ismet Çekores.

https://www.priza.al/2022/09/22/identifikohet-autori-i-vrasjes-se-19-vjecarit-erjon-xhenje-ne-shkoder/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *