Skuadra ‘azzurre’ e Roberto Mancinit luan të premten më 23 shtator, kundër skuadrës angleze për Nations League. Apeli i ndeshjes është të shihet kush qëndron në Ligën A të grupit 3.
Sipas asaj që theksojnë nga Italia, numri i biletave të shitura deri më tani është 38 mijë vende, që shkon në një përqindje afërsisht 47% të kapacitetit të stadiumit të Milanos. Pritet, që me afrimin e ndeshjes, të shiten gjithsej 50 mijë bileta për të ndjekur ndeshjen, çka përkon me 62% të stadiumit ‘San Siros’, që ka një kapacitet prej 80.020 spektatorësh.
Ky numër i pakët i tifozëve është për shkak të pakënaqësisë me skuadrën e Roberto Mancinit dhe dështimin për t’u kualifikuar në Kupën e Botës. Të dyja skuadrat në këtë grup 3 të Ligës A janë përkatësisht në vendin e 3-të dhe të 4-të, ku njëra nga të dyja do të bjerë nga kategoria. ‘Azurrët’ para tifozëve të tyre shpresojnë të arrijnë fitoren, për të luajtur ndeshjen e fundit kundër Hungarisë të hënën e ardhshme, më 26 shtator.
Italia, e cila është e treta në grup, do të kërkojë të fundosë më tej Anglinë, e cila është në fund të këtij grupi dhe kështu t’i afrohet skuadrës gjermane, e cila është e dyta në grup. Gjithsesi kjo do të varet shumë nga ajo që gjermanët bëjnë kundër Hungarisë.