Mediat greke kanë publikuar foton e shqiptarit Ilir Rasa, trupi i të cilit u gjet i dekompozuar më 19 shtator në një fushë në fshatin Mouriki të Tebës.
Trupi i 45-vjeçarit u gjet pas gërmimeve të eskavatorit që po kryente punime për të vendosur një tubacion nëntokësor.
Mësohet se viktima është arrestuar në mars të vitit 2017, pasi akuzohej për grabitje.
Sakaq trupi i Rasës është dërguar në morgun e Athinës për të përfunduar ekspertizat ligjore dhe për të verifikuar nëse ka pasur vdekje të dhunshme.