E rëndë/ Ekzekutohet me armë zjarri 40-vjeçari teksa pinte kafe në lokal

Një 40-vjeçar është vrarë sot me armë zjarri në Pejë. Sipas mediave të Kosovës, ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 15 e 35 minuta, në rrugën “Gjin Gazulli” në Pejë, teksa 40-vjeçari po pinte kafe në një lokal.

Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi, tha për mediat kosovare se prokuroria po merret me rastin.

“Dyshohet se një person në Pejë është privuar nga jeta me armë zjarri. Njësitë relavante kanë dalë në vendin e ngjarjes, si prokurori i krimeve të rënda dhe mjekësia ligjore. Kjo është e gjitha çfarë mund të themi për momentin”, tha Nikçi për Express.

Ndërsa, zëdhënësi i Policisë në Pejë, Fadil Gashi, tha se si pasojë e plagëve të marra nga arma e zjarrit viktima ka ndërruar jetë.

“Sot rreth orës 15:36 policia është njoftuar se në rrugën ‘Gjin Gazuli’ në Pejë ka të shtëna me armë zjarri. Policia iu ka përgjigjur vendit të ngjarjes dhe ka hasur në një person që dyshohet se është qëlluar me armë zjarri. Si pasojë e plagëve të marra viktima ka ndërruar jetë. Mjeku kujdestar në vendin e ngjarjes e ka konstatuar vdekjen e viktimës. Të gjitha njësitet relevante janë në vendin e ngjarjes”, ka thënë Gashi.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *