Receta e rekomanduar nga ne për ju është perime në furrë.
Gatuhet shpejt dhe do t’ju ndryshojë mendimin personave që nuk janë adhurues i perimeve.
Përbërësit:
- 1 lulelakër e vogël
- 1 brokoli e vogël
- 2 karrota
- 2 vezë
- 200 ml ajkë të thartë/shtalpë
- 50 ml qumësht
- gjalpë
- 80 gr djath kackavall
- kripë dhe piper i zi.
Përgatitja:
Fillimisht ziejini perimet rreth 4-5 minuta në ujë të vluar me kripë e më pas renditini në tavën të lyer me yndyrë. Më pas shtoni lulelakrën, brokolin ndërsa karotat vendosini mbi perimet e para si dhe vezët rrihini, shtoni ajkën për gatim dhe qumështin. Sipër tyre hidhni kaçkavallin e grirë dhe shtoni edhe gjalpin e prerë në pjesë të vogla.
Piqini në furrën me temperaturë 200 gradë për 30 minuta.
Ju bëftë mirë!