Takimi me Kurtin, Rama zbardh detajet

Kryeministri Edi Rama ka folur për takimin me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti.

I ftuar në ‘Opinion’ Rama tha se ai nuk ishte një takim i papritur, por Kurti ishte në Tiranë, duke shtuar se gjatë bisedës është diskutuar për krizën energjitike. Më tej ai ka shtuar se Kosova ka një situatë shumë të vështirë dhe Shqipëria mund ta ndihmojë duke këmbyer energji por, në mënyrë të limituar.

“Kemi folur për krizën energjetike. Kosova ka një situatë shumë të vështirë, shumë më të vështirë se ne, ka një bazë strukturore shumë të vjetër. Një termocentral të vjetër. Ka një konjukturë jashtëzakonisht të Shqipërisë. Kemi folur se si mund të bëjmë më shumë. Ka. Në dimër mund të ketë shumë më shumë. Ne mund të këmbejmë. Kur ne kemi mundësi të këmbejmë ne këmbejmë, por është e limituar mundësia që ne të ndihmojmë përtej një niveli të caktuar”, tha Rama.

I pyetur për marrëdhënien me Albin Kurtin dhe Aleksandër Vuçiçin, Rama tha se me Kurtin ka komunikim vëllazëror, ndërsa me Vuçiçin, nuk është një raport kaq i afërt, por pozitiv bazuar tek nevoja për t’i çuar gjërat përpara.

Me Albinin, komunikimi është i ëmbël dhe vëllazëror, bëjmë humor mbi shumë tema. Nuk jemi të detyruar të biem dakord me të gjitha. Nuk jemi dakord për qasjen ndaj Serbisë, nuk jemi dakord për Ballkanin e Hapur por kjo nuk na bën të mos biem dakord për shumë gjëra të tjera.

Ndërsa me Vuçiçin, nuk është një raport kaq i afërt, por pozitiv bazuar tek nevoja për t’i çuar gjërat përpara. Ne flasim gjithmonë hapur dhe kemi pjesë ku nuk biem dakord. Për mua raportet më të mira, janë ato ku nuk bën sikur bie dakord për të gjitha. Nuk biem dakord fare për mënyrën sesi e shohim Kosovën, sesi duhet shkuar drejt ndarjes përfundimtare nga e shkuara. Por biseda bëhet e fortë dhe e thellë. Kështu që unë mendoj se kjo është rruga e duhur. Politika është interes. Raporti im me presidentin serb është i bazuar tek interesi politik i Shqipërisë”, deklaroi Rama.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *