Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se Gledis Nano u largua nga detyra e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit për shkak të rezultateve të dobëta.
I ftuar në emisionin “Opinion”, Rama tha se Nano ia kishte konfirmuar dorëheqjen kreut të qeverisë pas rritjes së kriminalitetit dhe zhvillimeve kritike për sigurinë e vendit në muajt e fundit.
“Pse duhet të jetë kaq e rëndësishme pse u largua Gledis Nano. Ai ma konfirmuar mua dorëheqjen, sepse i është kërkuar dorëheqja sepse situata e muajve të fundit ishte kritike dhe kërkonte adresimin e saj me ndryshimin e lidershipit të policisë së Shtetit”, tha Rama.
Por, a ka pasur Nano informacion për Ervis Martinajn? Rama është shprehur i bindur se nuk ka patur.
“Nuk është e vërtetë që Nano ka pasur informacion për Martinajn”, shtoi ai.
I ndalur tek zërat që Nano ka raportuar në ambasada të huaja për lidhjen e krimit me politikën, Rama tha se ato janë “legjenda urbane”.
“Legjenda urbane. Ai ka kryer detyrën e ka bërë sa ka mundur, por i është vënë në diskutim rezultati. Me atë rezultat ku ne filluam të shikojmë simptoma problemesh që nga rishfaqja e parcelave me kanabvs pranë zonave urbane, uniformat blu që merrnin ryshfete, vrasjet pa autor të gjitha këto kërkonin një shkunde”, deklaroi Rama.