Nuk ju zë gjumi? Përdorni këto teknika

Një gjumë i mirë ju bën të ndiheni më të çlodhur dhe ndiheni më komodë.

Priza.al sjell në vëmendjen tuaj disa këshilla se si ju mund të keni një natë të qetë dhe të ndiheni rehat:

Krijo një rutinë

Filloni dhe caktoni një orar, ku minimalisht duhet të flini 7-8 orë gjumë. Qëndrojini besnik kësaj rutine.

Mos i mbaj sytë tek ora

Nëse nuk ju kap gjumi, atëherë dilni nga dhoma për 20 minuta dhe rikthehuni kur të jeni qetësuar. Pasi llogaritja e orëve të gjumit ju krijon stress dhe ankth.

Krijo një ambient qetësues

Ul ndriçimin, mos ndiz televizorin, vendos një muzikë relaksuese. Mbi të gjitha spërkat çarçafët dhe do të flesh si një beb.

Shmang disa ushqime dhe pije

Kafeina, pijet me gaz, alkooli, sheqernat, ushqimet me përbërje të lartë fibrash, ato pikantet, apo të skuqurat ndikojnë në pagjumësi.

Provo një teknikë frymëmarrjeje

Merr 2 sekonda frymë thellë dhe mbaje 6 sekonda, më pas nxirre nga goja. Kjo është një mënyrë mjaft e mirë për t’u qetësuar është frymëmarrja. Përsërite për disa minuta, derisa trupi të qetësohet.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *