Hipokrati
Hipokrati ishte një nga të parët që vëzhgoi efektin që kishin sëmundjet mbi trupin e njeriut. Ai e ndau mjekësinë nga feja, dhe duke regjistruar atë që shihte – qoftë nëse ishte një fytyrë e zbehtë apo lëkurë e thatë – ai ndihmoi në zhvillimin e metodave për parandalimin dhe kurimin e sëmundjeve.
Sokrati
Sokrati ishte një filozof i njohur dhe mësimet e Sokratit u përqëndruan në ngritjen e pyetjeve, nxitjen e debatit dhe formimin e ideve përmes bashkëbisedimit. Metoda Sokratiane përdoret ende nga mësuesit sot, për të nxitur studentët që të mendojnë në mënyrë kritike.
Aristoteli
I ashtuquajturi babai i logjikës, ai shkroi mbi 150 vepra dhe foli mbi temat e filozofisë dhe biologjisë, si askush tjetër. Ai besonte se ekzistenca ishte e bazuar në arritjen e lumturisë personale.
Euklidi
Një prej matematikanëve kryesorë, Euklidi shkroi 13 libra të njohur si “Elementet”, të cilët mblodhën 300 vjet ide të lashta me shumë vlerë, për gjeometrinë. Euklidi i bëri këto vepra të hershme, të arritshme për shumë njerëz dhe influenca e tij në mësimdhënie është shumë e madhe edhe sot e kësaj dite.
Pitagora
I njohur si babai i numrave, Pitagora është i njohur botërisht për teoremën që mban emrin e tij, që arrin gjetjen e gjatësisë së brinjës së tretë të një trekëndëshi këndrejtë. Shumë vepra u botuan në emër të Pitagorës nga ndjekësit e tij më besnikë.
Platoni
Mësuesi i Aristotelit ishte një student i Sokratit, i cili përhapte mësimet e mentorit të tij. Ai i ka dhënë emrin e tij idesë së dashurisë Platonike, dhe themeloi institutin e parë të arsimit të lartë në Perëndim.