Trashëgimtarja e “Top Channel” dhe producentja Lori Hoxha ka zbuluar së fundmi takimim e parë me balerinin e njohur Kledi Kadiu. Ky i fundit është konfirmuar si kryetari i jurisë në spektaklin e kërcimit “Dancing With The Stars.”
Në një postim në ‘Instastory’, Hoxha ka ndarë foton e Kledit krahas së cilës shkruan se e ka takuar për herë të parë Kledin në moshën 13-vjeçare së bashku me motrën e saj, pasi i ati i tyre i ndjerë i çonte për t’u ushtruar te akademia e tij. Producentja rrëfen edhe një situatë të ndodhur vite më parë, ku Kledi “nuk ngurroi t’i jepte atë që për çdo balerinë është esenciale: të dali e para.” Ajo e përfundon statusin e saj duke falendëruar Kledin që ka pranuar ftesën.
Postimi i plotë:
“I kam dhënë dorën për herë të parë Kledit në moshën 13 vjeçare kur im atë “detyronte” mua dhe @sarahoxhaaa të udhëtonim çdo ditë pas shkolle për t’u ushtruar te akademia e tij e baletit në Romë. Në fjalët e tij, Kledi ishte balerini më i mirë shqiptar dhe ne nuk mund të shkonim diku tjetër. Kledi nuk vinte shpesh aty, por një nga kujtimet e mia të para më të ka qenë pikërisht në një nga studiot e baletit teksa unë dhe dhjetra vajza e djem përgatiteshim për shfaqje. Ai erdhi për të parë a do e nderonim dhe unë nuk ja hiqja sytë që të kuptoja a do më njhte kur të na kryqëzohej shikimi. Si çdo balerinë aty (por ndoshta pak dhe prej dëshirës për protagonizëm që më karakterizonte në adoleshencë) doja të bija në sy te “balerini i famshëm i Mediaset”. Në të githë madhështinë e tij me modestinë më të madhe ai nuk ngurroi të më jepte atë që për çdo balerinë është esenciale: të dali e para.
Sot, 16 vite më vonë suksesi i Kledit nuk ka ndryshuar megithatë rrethana jonë nuk është më e njejtë. Unë nuk kërcej më (jo prej deshirës por stafi [email protected] nuk më do për ogur të mirë në premierën e saj) dhe ai nuk është këtu për të më gjykuar mua. Ai pranoi ftesën time dhe të @sarahoxhaaa për të na u bashkuar në një tjetër shfaqje; atë që unë ngulmoja që pas fitores time në 2014 ta kisha pjese të @topchannelalbania dhe që Sara po e sjell në jetë me një skuadër fituesish si në skenë ashtu edhe në prapa skene. Grazie Kledi. Shihemi në skenë!”