Deputetja e PD-së Jorida Tabaku ka publikuar në Facebook fjalën në Parlament, ku ngriti shqetësimin në lidhje me largimin e shqiptarëve jashtë vendit.
Tabaku u shpreh se mbi 5 mijë shqiptarë janë larguar vetëm në gjashtë muajt e fundit, si dhe fajësoi qeverinë dhe politikën në përgjithësi për krijimin e një situate të tillë.
Postimi i plotë:
Mbi 5 mijë shqiptarë janë larguar vetëm këtë 6 mujor. Po ikin nga sytë këmbët megjithëse nuk jemi në luftë civile apo konflikt i armatosur. Po ikin pa kthyer kokën pas.
Pse?
Shqiptarët ikin sepse qeveria në rradhë të parë, ky parlament së dyti e politika në përgjithësi nuk ofron e nuk jep shpresë! E kemi kthyer shpresën në një rreng që na kthen pas në kohë, të njëjtat emra, të njëjtat premtime, e njëjta fabul! Shqiptarët nuk janë budallenj!