Plan për një fëmijë të dytë? Klea Huta zbulon se kujt do të dëshironte t’i ngjante

Klea Huta është një nga emrat më të njohur në showbizin shqiptar. Prej shumë vitesh jemi mësuar ta shohim në televizion, nga roli i moderatores deri te këndimi. Së fundmi, Huta ka zbuluar se cila është puna që i jep më shumë kënaqësi. Në një intervistë për “ABC-ja e Mëngjesit” moderatorja u shpreh se mëmësia është profesioni më i bukur në jetë.

“Nga këto punët që bëj më shumë kënaqësi më jep Kridi. Është profesioni më i mirë në botë. Më ka ndikuar 100% që kur jam bërë nënë. Më ka mësuar shumë. Jam rritur. Është fëmija i parë që më dha emrin nënë. Ne bëjmë një rrugë të dy. Unë e edukoj, e rris dhe një nga ndihmesat më të mira është mami im, pa të nuk do bëja dot asnjë nga këto punë. Kridi edhe më ka rritur dhe më ka bërë të jem një njeri më i mirë. Unë kam qenë gjithmonë njeri shumë i mirë, po ai më ka bërë edhe më të mirë”,- tregoi Klea.

Pyetjes se cilit i ngjan më shumë Kridi, asaj apo Elgit Dodës, moderatorja u shpreh: “Është miks, bën një veprim më ngjan mua, bën një tjetër Gitit. 90% nga unë ngjan, djemtë ngjajnë më shumë nga nëna, kur të bëj gocën do t’i ngjajë atij.”

Sakaq kujtojmë që Elgit Doda dhe Klea Huta u martuan në fshehtësi të plotë në fillim të vitit 2020. Çifti e bënë publike në ‘Instagram’ me disa pamje të shkëputura nga seti fotografik i realizuar në Marrakesh. Ndërkohë po atë vit ata u bënë prindër për herë të parë të një djali, Kridit.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *