Vendimi për mbylljen e “Mehmet Akif”, reagojnë përfaqësuesit: I pazbatueshëm brenda një dite

Pas vendimit të qeverisë për mbylljen e shkollës “Mehmet Akif Ersoy”, kanë reaguar edhe përfaqësuesit e ‘Turgut Ozal Education’ të cilët në një deklaratë për mediat, kanë theksuar se do ta ndiqnin çështjen në gjykatën përkatëse.

“Ministria e Arsimit miratoi ndryshimin e vendndodhjes,. Duhet theksuar se gjatë gjithë këtyre viteve, kopështi ka qenë objekt i inspektimeve të vazhdueshme por nuk është

E vërteta është se ndodhemi përpara një fakti të tillë të vështirë për ta kuptuar. Rrethanat na bëjnë të kuptojmë se jemi sjellë në një situatë të tillë si pasojë e rrethanave jo arsimore. Ne kërkojmë nga ministria e Arsimit të rishikojë vendimin pasi ka përballë persona që e dashurojnë arsimin. Ky vendim prish qetësinë e mbi 200 familjeve që i kanë besuar këtij institucioni arsimin e fëmijëve të tyre.

Vlerat dhe trysnia e jashtme nuk kanë të bëjnë me kushtet në të cilët zhvillohet arsimi.

Kemi informuar edhe institucionet e huaja për situatën e krijuar. Shprehim gatishmërinë tonë për të ndjekur rrugën ligjore në gjykatën përkatëse. Sjellim në vëmendjen tuaj se stafi pedagogjik janë të vendosur për t’u trashëguar brezave një të ardhme ku mbizotëron dashuria për atdheun”-thuhet mes të tjerash në reagimin për shtyp.

Ndërkohë avokati i institucionit theksoi se shkola nuk kishte lidhje me asnjë fondacion që akuzohej për lidhje me gylenistët, duke sqaruar se bëhej fjalë për investitorë hollandezë.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *